NATO po organizon në Norvegji stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit.
Burime nga aleanca ushtarake thonë se stërvitja nuk ka lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi ishte programuar për vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.
Madje aleanca kishte ftuar edhe vëzhgues nga Rusia për të ndjekur stërvitjen, por Moska refuzoi.
Në stërvitjen e quajtur “Përgjigjja e Ftohtë” marrin pjesë 30 mijë trupa, 50 anije luftarake dhe 200 avionë luftarakë. Ajo po zhvillohet 200 kilometra larg kufirit me Rusinë.