Vetëhelmohet 16-vjeçarja në Fier, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 16-vjeçare në Mallakastër, dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore. Policia bën me dije se, ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.

16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 12.05.2021 03:05