Këngëtarja e njohur për zërin dhe stilin e saj, Jonida Maliqi është e ftuara speciale në juri në Style Star. Por Jonida nuk i kurseu aspak kritikat për konkurrentët që nuk kishin sjellë veshjen e duhur.
Jonida kritikoi ashpër Kleopatrën për veshjen, e cila në këtë puntatë kishte vendosur të vishej me një fustan rozë i shoqëruar me drita. Jonida e quajti “Horrible” veshjen e Kleopatrës.
“Ky model është aq i përsëritur në vite sa sigurit kur tha do vij si barbi do jesh si një barbi. Fustani është i realizuar si mos më keq, rrezet dhe puplat e strucit që nuk e di. Pjesa e shkurtër e fustanit dhe kjo varja tipikisht shekulli 17, na ishte njëherë. Nuk e di. Horrible”- u shpreh Jonida duke e vlerësuar me 1 pikë. /abcnews.al