Marrëdhënia e Marco Verrati me Paris Saint-Germain ka filluar të kriset në javët e fundit. Kampioni i Europës me Italinë, duket se është pranë një lamtumire me parisienët pas 11 vitesh në Francë.
Sipas “Calciomercato”, 30-vjeçari është i zhgënjyer nga kritikat e marra ndaj tifozëve të PSG pas gabimit në sfidën me Bayern Munchen që i kushtoi golin ekipit të tij.
Të lidhura
None found
Për këtë situatë, Juventusi kërkon të përfitojë duke rrëmbyer mesfushorin në fund të sezonit. Rikujtojmë se klubi bardhezi ka disa sezone në gjurmët e Marco Verratit dhe tashmë mund të jetë momenti i duhur për të transferuar atë në Torino.
