Vera më ekstreme ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë do të ndodhë me motin në muajt e ardhshëm

Valët e të nxehtit kanë goditur Evropën më herët se kurrë këtë vit, me Greqinë, Qipron, Turqinë dhe Italinë tashmë të goditur nga nxehtësia ekstreme, me disa vende që shohin temperatura 10 gradë Celsius mbi mesataren sezonale.

Rreziku i valëve të të nxehtit në Lojërat Olimpike të Parisit i ka lënë organizatorët të djersiten për sigurinë e atletëve. Spanja është duke u përgatitur për një tjetër verë të nxehtë, duke publikuar një hartë të re për të ndihmuar me parashikimet më të sakta të valëve të të nxehtit. Qytetet në të gjithë kontinentin po përgatiten me përshtatje për nxehtësinë ekstreme.

Duket se muajt qershor, korrik dhe gusht janë të gjitha në trend mbi mesataren për sa i përket temperaturës.

Deri më tani kemi pasur 11 muaj rekord të nxehtësisë me radhë dhe temperaturat e sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut janë rritur në nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet.

A do të jetë kjo verë jashtëzakonisht e nxehtë në Evropë?

“Është tepër e vështirë të parashikosh me saktësi se si moti do të jetë muaj përpara, e lëre më edhe javë e ndonjëherë ditë”, thotë Tamsin Green, një meteorolog nga shërbimi i parashikimit Weather & Radar.

Kjo për shkak se moti në të gjithë Evropën është jashtëzakonisht i ndryshueshëm me faktorë të panumërt të ndryshëm ndikues.

Megjithatë, meteorologët mund të shikojnë modelet e motit dhe të dhënat për tendencat e përgjithshme – duke përfshirë mesataret mujore të temperaturës. Aktualisht, duket se qershori, korriku dhe gushti janë të gjitha në trend mbi mesataren për sa i përket temperaturës, sipas Green.

Moti në të gjithë kontinentin ndryshon shumë duke e bërë të vështirë parashikimin se ku mund të godasë një ‘verë e nxehtë’. Green thotë se ka të ngjarë të ketë pika të nxehta në Evropën Jugore dhe Lindore

Evropa Perëndimore mund të shohë reshje mesatare në qershor, më pas reshje mbi mesataren për Evropën Jugore në korrik, por kushte më të thata në lindje. Gushti, shton ajo, ka të ngjarë të jetë më i thatë dhe më i vendosur për pjesën më të madhe të kontinentit.

Megjithatë, Green na kujton se këto janë vetëm mesatare. Kjo do të thotë se mund të ketë luhatje të mëdha ose ekstreme që ndodhin brenda këtyre kushteve.


Shtuar 18.06.2024 16:14

Tags: ,