4 shenjat që do ta shijojnë këtë verë më shumë se gjithë të tjerët

Eshtë verë dhe të gjithë jemi me humor të mirë (kur s’është 40 gradë jashtë), por yjet thonë se vera s’do të shijojë për të gjithë njësoj! Më me fat janë specifikisht 4 nga gjithë shenjat e zodiakut.

1. Demi

Që pas 21 qershorit dielli do të shkëlqejë në shtëpinë tuaj të ideve dhe komunikimit! Do të ndjeni më shumë dëshirë për të krijuar marrëdhënie të ngushta dhe të shprehni gjithë çfarë mendoni dhe ndjeni. Ndoshta s’do të jetë periudha më aktive për ju, por do ta shfrytëzoni për të mësuar më shumë rreth vetes dhe botës. Vera është kohë fantastike për të nisur ca udhëtime të lezetshme, por mos lini pas leximin apo shkrimet- si një mënyrë për të ruajtur energjinë e mirë! Rrethojeni veten me njerëz që ju kuptojnë dhe ju japin po të njëjtën energji në këmbim.

2. Luani

Eshtë një kohë fantastike për t’u thelluar tek vetja dhe tek gjërat që i doni vërtetë. Të jesh i ndjeshëm është forcë, prandaj lëreni veten të lirë dhe mos u përpiqni të fshihni asgjë. Do të përjetoni emocione të reja dhe zbuloni gjëra interesante që s’i dinit për veten.

3. Akrepi

Ti ke tendencën që të fshihesh pas maskës që e vendos vetë, por këtë verë lëri të gjithë të shkojnë! Eshtë koha për udhëtime, njohuri të reja dhe siguri emocionale. Bën mirë të rezervosh pushime të largëta prej vendit ku jeton dhe të shijosh çdo lloj emocioni që lind rrugës. Asgjë s’do të ketë më shumë rëndësi këto muaj se gjendja juaj psikologjike.

4. Ujori

Si shenjë ajri, keni tendencën ta neglizhoni veten dhe nevojat tuaja emocionale, por këtë verë do ta kuptoni gabimin. Do të fokusoheni tek rutina e shëndetshmë që nis që tek dieta e mirë, ushtrimet fizike, gjumi, etj, etj. Kushtoji rëndësi çfarë trupi yt po të thotë./albeu.com

Shtuar 19.06.2022 21:53