Veprimi i ushtarit izraelit mes anëtarëve të Hamasit do ju habisë (VIDEO)

Sulmi i papritur i terroristëve të Hamas i zuri në befasi shumë ushtarë izraelitë që ishin duke ruajtur kufirin në Rripin e Gazës.

Disa prej tyre u kapën peng pas sulmit në një bazë ushtarake, teksa ishin duke drejtuar tankun. Por ajo që ka kapur vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale është gjesti i një ushtari izraelit teksa kapet nga Hamas, në ditën e parë të sulmit.

Në videon që është publikuar nga vetë Hamas, ata shihen teksa e nxjerrin ushtarin izraelit nga tanku, ndërsa ky i fundit edhe pse duke e ditur që është në momentet e fundit, bën një veprim duke vendosur dorën e tij poshtë jelekut ushtarak të një prej terroristëve.

Sipas interpretimeve në rrjetet sociale, ai e ka bërë një veprim të tillë në tentativë për të gjetur granatën poshtë jelekut të armikut. Duke e tërhequr granatë nga siguresa ndoshta ai ka tentuar të vetëvritet së bashku me terroristët e Hamas.

Një tjetër teori është se ushtari izraelit ka vendosur një gjurmues GPS poshtë jelekut, për të bërë të mundur gjurmimin e lëvizjeve të tyre.


Shtuar 10.10.2023 19:28