Artan Hoxha thumbon keq Sali Berishën pas shpalljes “non grata” në SHBA: Me krahë të lehta! (FOTO LAJM)

Vendimi i SHBA për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha po bën bujë të madhe mediatike duke shkaktuar edhe reagime të forta, pro dhe kundër këtij vendimi.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar këtë vendim të SHBA, duke deklaruar se këtë vendim e priste dhe se shpreson te jëtë fillim I mbarë dhe për shumë vendime të tilla në Shqipëri.

“Dhe mos harro, të kane damkosur për korrupsion në niveleve të larta. Nuk do mundesh më, ta mbash peng këtë vend…”- shkruan Hoxha në Facebook.

Reagimi i Artan Hoxhës:

19 maj 2021

Departamenti i Shtetit shpall person të padeshirueshem dhe ndalon hyrjen e Sali Berishes dhe familjes se tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikes….

Besoj se ta kam thene në kohen e duhur “Marshall”…

Dhe mos harro, të kane damkosur për korrupsion në niveleve të larta.

Nuk do mundesh më, ta mbash peng këtë vend…

17 shkurt 2018, 31 janar 2019, 19 maj 2021..

Respekte Marshall, me krah të lehta…

Dielli do të vazhdoje ta ngroh sërish, këtë vend të bekuar nga zoti…

Ishallah tërheq këmbën zvarrë edhe për të tjerët…

Kambanat, besoj, bien për ata që kanë vesh Shkelqesi President…. /albeu.com/

 

 


Shtuar 19.05.2021 15:03