Ditën e sotme, Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit iu shtua dhe një yll tjetër, ai i Saimir Hoxhës, nënkomisarit të vrarë ditën e martë gjatë një aksioni antidrogë në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është një moment i rëndë për familjen dhe një humbje tragjike për të gjithë.
“Ky është një moment i rëndë për ju familjen. Një humbje tragjike që shkon përtej familjes, miqve dhe të afërmeve dhe prek shpirtin e një shoqërue dhe të një vendi. Sot ne jemi këtu për të kryer ceremoninë për vendosjen e ylli të Saimirit në Murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit”, tha Rama.
Ndërsa po zhvillohej ceremonia, po binte një shi i rrëmbyeshëm. Kreu i qeverisë tha se shiu që binte i thoshte të gjitha njenjat që po përjetonin të pranishmit.
“Ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë ndjenjat tona. Por ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm. Ne do të kujdesemi për ta deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë. Natyrisht që 170% e pagës së babait nuk thotë asgjë në raport me humbjen, natyrisht ato 50 milion lekë që ua kemi dhënë menjëherë, nuk thonë asgjë përballë humbjes. Por sidoqoftë është një lehtësim që fëmijët do të jenë të shoqëruar për dore jo vetëm nga nëna dhe gjyshërit, dhe nga shteti./albeu.com