“Zarfi” do ju vijë derë më derë, çfarë paralajmëron Rama për qytetarët (VIDEO)

Kryeministri Rama gjatë komunikimit të tij virtual, ka folur për një formular që do i dërgohet qytetarëveë nga ana e qeverisë.

Formulari do të jetë si një lloj pyetësori për çështjet aktuale të vendit dhe do të shkojë derë më derë në çdo familje.

Sipas Ramës ky formular do të plotësohet sipas dëshirës dhe në të do të ketë pyetje, për ekonominë e vendit, integrimin në BE apo sistemin në Drejtësi.

Kreu i qeverisë, theksoi se përgjigjet e qytetarëve do t’i japin mundësi qeverisë që të reflektojë në problematikat kryesore të vendit.

“Dua të theksojë që këtë vit duam komunikim me njëri-tjetrin. Ne të dëgjojmë opinionet e njerëzve. Ka nisur procesi do filloni pak nga pak të merrni letrën e këshillimit kombëtar. Këshillimi i parë kombëtar që qeveria organizon për të marrë mendimin tuaj. Me ekonominë, me punën, kanë të bëjnë me drejtësinë, me integrimin në BE. Është një formular i thjeshtë dhe anonim. Cdo familje do marri një formular. Dhe do plotësohet lirshëm për të marrë një opinion tërsor. Qëllimi është që këto përgjigje të jenë sa më shumë shprehje e një mendimi me njerëzit. Dëgjim pak më të thelle me njerëzit. Pa asnjë obligim thjeshtë kontribut”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 5.01.2022 17:45