Duke qenë se grupi italian Maneskin fitoi festivalin europian të këngës, sipas traditës është vendi nga vijnë fituesit që organizon kompeticion e radhës. Por nuk do të jetë Roma, ku do të mbahet Eurovision 2022 pasi teknikët e EBU refuzuan disa prej sallave.
Pas shumë propozimesh është arritur në përfundimin se do të jetë Torino që do të organizojë “Eurovision Song Contest” për vitin 2022. Zyrtarizimi pritet në orët në vijim.
Autoritetet lokale në Romë kishin propozuar Pallatin e Sportit si vendin ku mund të organizohej Eurosong 2022, por teknikët e EBU që merren me organizimin e eventit refuzuan duke thënë se nuk përmbushte disa nga kushtet e nevojshme.