Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin kryetarëve të zgjedhur për bashkinë e Lezhës, Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Krujës.
I është dhënë zyrtarisht mandati i tretë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
KQZ i ka dhënë mandatin dhe Emiriana Sakos në Bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreut në krye të bashkisë Lezhë, Sotiraq Filos në Korçë, Ermal Dredhës si kryebashkiak në Vlorë dhe Artur Bushi në Bashkinë Krujë.
Kujtojmë se më 14 maj 2023, Shqipëria zgjodhi kryebashkiakët e rinj. 53 bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe vetëm 7 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa bashkia Finiq do të drejtohet nga kandidati i Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen, Romeo Çakuli./Albeu.com.