Këtë të martë, Gjykata e Apelit, pritet të vendosë për vulën e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendim për vulën e Partisë Demokratike.
Togat e zeza kanë vendosur të rezervojnë të drejtën për t’u shprehur në fund të gjykimit, në lidhje me kërkesat paraprake të palëve.
Apeli bashkë me çështjen përfundimtare, do t’i japë zgjidhje edhe kërkesës paraprake të palëve.
Në kërkesën paraprake, përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso, kërkoi rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt, pra lënien në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.
Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Rezart Kthupi, ka pretenduar se kërkesa e palës tjetër nuk është e mbeshtetur në ligj dhe kërkoi rrëzimin e saj.