Pak orë pasi Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për heqjen e vizave me EBA , Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi tha se qytetarët që duan të lëvizin në Emiratet e Bashkuara Arabe, në fakt duhet të pajisen me viza pasi vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.
“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Emirate.
https://www.facebook.com/KosovoUAE/posts/353901577277489?ref=embed_post
Pas liberalizimit të vizave me Europen , Kosova dëshmon se po ecën me ritme mjaft të shpejta duke arritur një tjeter sukses të merituar , siç është ky sot, ku qytetarët e Republikës së Kosovës së shpejti mund të lëvizin pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.