“Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari”. PD, Grida Duma: Drejtesia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka humbur gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, të cilit shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë 110 milionë euro.

Kësaj çështjeje i është rikthyer Grida Duma përmes një postimi në Facebook, e cila kërkon të veprojë drejësia, që paratë mos t’i paguajnë shqiptarët, por vetë Rama.

“Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre. Secili prej nesh, nga një i porsa lindur deri te pensionisitët, do të paguaj 45 mijë lekë të vjetra. Para që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.

Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë. Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga jnë pushtet i korruptuar deir ne palcë, është koha të paguaj Edi Rama”, tha Duma./albeu.com


Shtuar 21.07.2021 15:56