VENDIMI/ Luiz Ejlli fiton pafajësinë për “falsifikim” në Gjykatën e Apelit

Prokuroria kërkoi 1 vit burg, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejllin.

Ejlli u akuzua për falsifikim dhe u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë, vendim ky që e rrëzua këtë të enjte nga Apeli.

Ne tetor 2024 fituesi i Big Brother Albania, Luis Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.

Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në Big Brother.


Shtuar 8.05.2025 13:08