Vendimi i Gjykatës për “vulën” e PD, Meta: Akt i paralajmëruar i Ramës, në 14 maj do të ketë përballë opozitën më të fortë se kurrë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjtkatës së Apelit për të rikthyer çështjen e vulës së PD në shkallë të parë.

Me anë të një reagimi në Facebook, Meta shkruan se ky ishte një akt i paralajmëruar i Ramës.

Megjithatë sipas tij në 14 maj Rama do të ketë përballë opozitën më të organizuar se kurrë.

Postimi i Metës:

Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.

Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.

Fitorja nuk ndalet! ✌️??

/AlbEu.com/


Shtuar 3.03.2023 20:21