Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi këtë të diel anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve.
Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi publikoi emrat e anëtarë të rinj të Kryesisë të Partisë Socialiste, nga të cilët 5 janë burra dhe 5 të tjerë gra.
“Ky është një proces votimi në Asamblenë Kombëtare. Procesi ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organiztave socialiste. Janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë të 5200 organizatave.
Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare që ishin 156 anëtarë që në masën 85% ishin anëtarë të rinj, pra 135 që uleshin për herë të parë në Asamble. Asambleja e sotme pas propozimeve të kryetarit, votoi për sekretariatin e PS dhe anëtarët e Kryesisë së PS”, tha Klosi.
Anëtarët e rinj të Kryesisë janë:
- Albana Kociu,
- Anila Denaj,
- Etilda Gjonaj,
- Klodiana Spahiu,
- Lindita Nikolla,
- Arben Pëllumbi,
- Erion Brace,
- Eduart Shalsi,
- Igli Hasani
- Toni Gogu.