Veliaj: Nga sot, godina e Sarajeve të Toptanëve është pronë e Bashkisë

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nga sot, ndërtesa e “Sarajeve të Toptanëve” është në pronësi të Bashkisë.

“Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e ‘Sarajeve’ është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditën, si edhe historinë diplomatike.

Bashkia Tiranë i paguan 2.5 mln USD pronarëve për ndërtesën monument kulture – një precedent historik”, shkruan Veliaj./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 10:44