Veliaj mesazh socialistëve nga qelia: Më kanë kërkuar që të bëhem i penduar

Erion Veliaj, i dërgoi një mesazh të tërthortë socialistëve sot, kur në një postim nga qelia, shprehet se prokurorët e SPAK i kanë kërkuar që të bëhet i penduar.

Reagimi i Veliajt duket se vjen pas lajmit se Edi Rama, ka kërkuar nga njerëzit e tij që të mos sulmojnë SPAK-un.

Opozita thotë se Rama ka arritur një marrëveshje me Altin Dumanin për këtë qëllim.

“Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem): “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”….
…. S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!”, shkruan Veliaj.


Shtuar 5.03.2025 13:01