Vdiqën 4 fëmijë, momenti dramatik kur fundoset varka me emigrantë (VIDEO)

Mediet greke kanë bërë publike momentin kur anija me 22 emigrantë fundoset në verilindje të Lesvos.

Roja bregdetare ka thënë se incidenti ka ndodhur brenda ujërave territoriale turke.

Nga mbytja e anijes, e cila ndodhi ditën e djeshme, humbën jetën 4 fëmijë.

Informacionet nga roja bregdetare thanë dje se skafi është pikasur në kohë brenda ujërave territoriale turke dhe roja bregdetare turke është njoftuar por nuk ka kthyer përgjigje.

Emigrantët ranë në det dhe menjëherë filloi një proces kërkim-shpëtimi brenda ujërave territoriale turke./Albeu.com/


Shtuar 29.08.2023 13:28