Vdesin tre motra në banesë, pas një incidenti të dhunshëm

Tre motra kanë vdekur pas një incidenti të dhunshëm në një shtëpi në Dublin, sipas policisë, raporton Sky News.

Njëra nga vajzat ishte adoleshentë ndërsa dy motrat e saj ishin më të vogla. Ato u dërguan në spital, por më pas u shpallën të vdekura.

Policia e ka përshkruar ngjarjen si incident të dhunshëm, sfidues dhe traumatik. Gjithashtu nga vendi I ngjarjes është dërguar në spital dhe një tjetër adoleshent, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një djalë rreth të 20-ave është arrestuar në vendngjarje nga Njësia Mbështetëse e Armatosur e Gardës. Në spital ka përfunduar dhe nëna e fëmijëve, e cila po ashtu ka pësuar lëndime dhe po merr trajtim mjekësor.

Policia thotë se të gjithë të përfshirët besohet se njihen me njëri-tjetrin dhe oficerët nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me këtë incident. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet kanë nisur./albeu.com


Shtuar 4.09.2022 11:26