Vdes në spital i burgosuri në Drenovë, dyshimet e para

Një person që ndodhej në paraburgim në burgun e Drenovës ka vdekur në spital. Mësohet se gjatë mbrëmjes të së enjtes  shtetasi Ymer Bejkolli, ka shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë.

Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve kulti si kishë e xhami në Korçë. Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore e cila pritet te zbardhë shkakun e vdekjes.

Dyshohet se ai vuante nga diabeti./albeu.com


Shtuar 11.02.2022 16:08