Frances Sternhagen, aktorja më e njohur për rolet e saj në “Cheers” dhe “Sex and the City”, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.
Familja e aktores njoftoi lajmin për vdekjen e saj në një deklaratë për PEOPLE:
“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen, ndërroi jetë paqësisht për shkaqe natyrore në New Rochelle, Nju Jork më 27 Nëntor 2023, në moshën 93-vjeçare.
Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër. Një festë për karrierën dhe jetën e saj të jashtëzakonshme është planifikuar për në mes të janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të. Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj”.
Frances Sternhagen, Tony-Winning and Emmy-Nominated Actress from ‘Cheers’ and ‘Sex and the City’, Dead at 93 https://t.co/xHG3evdDb5
— People (@people) November 29, 2023
Djali i saj John Carlin bëri homazhe për nënën e tij dy ditë pas vdekjes së saj në Instagram.
“Mbrëmjen e së hënës, më 27 nëntor, ajo ndërroi jetë e qetë në shtëpi, një muaj e gjysmë para ditëlindjes së saj të 94-të”, ka shkruar ai duke postuar një sërë fotosh të nënës së tij.
“Do të postoj më shumë së shpejti, por tani për tani dua të falënderoj për dhuratën e jashtëzakonshme të një artisti dhe qenie njerëzore që ishte Frances Sternhagen.”