“Vdeksh me gjithë babain”, djali 17-vjeçar i Pirlos denoncon kërcënimet me jetë (FOTO LAJM)

Ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale. Nicolò Pirlo, djali 17-vjeçar i trajnerit të Juventusit, Andrea, i denoncoi ato përmes Instagram-it. “Ju duhet të vdisni bashkë me babanë tuaj”, – është teksti i një mesazhi, që djali i “Maestro” bëri publik të hënën në mëngjes. Një mesazh, që me sa duket e mori të dielën pasdite, në orën 16:05, teksa Juventusi po luante (keq) kundër Fiorentinës. Kjo është një tjetër ankesë, që i shtohet fushatës kërcënuese të tifozëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku të gjitha ekipet kanë marrë anën kundër urrejtjes dhe racizmit në rrjetet sociale.

“Unë nuk jam një person që gjykoj, – është teksti me të cilin Niccolò, djali i madh i Pirlos, shoqëroi denoncimin e tij publik, – të gjithë kanë të drejtë të jenë në gjendje të thonë çfarë të duan. Unë jam 17 vjeç dhe marr mesazhe të këtij lloji çdo ditë. Prindërit e mi më mësuan të kem idetë e mia dhe mbi të gjitha të dëgjoj ato të të tjerëve, por besoj se ka një limit për gjithçka. Ky limit prej kohësh kjo është kapërcyer. Vendoseni veten në vendin tim.

Unë jam 17 vjeç dhe çdo ditë marr mesazhe të këtij lloji (këtu po ju tregoj të fundit, të marrë pak më parë), jo sepse bëj diçka të veçantë, por vetëm sepse jam djali i një traineri, i cili ndoshta, siç duhet të jetë, nuk ju pëlqen. Ky do të ishte ‘faji’ im dhe arsyeja pse marr mesazhe vdekjeje dhe fyerje të ndryshme çdo ditë. Do të doja ta vendosnit veten nën lëkurën time për vetëm një sekondë dhe të shihnit si do të ndiheshit”.

Niccolò, i lindur më 2003, luan mesfushor si babai i tij. Ai u bë “i famshëm” kur babai i tij u tërhoq nga futbolli, gjatë miqësores simbolike (natës së Maestros), duke e zëvendësuar babain në fushën e “San Siro”.


Shtuar 26.04.2021 16:02

Tags: ,