OSBE ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, duke reaguar edhe për databaze e patronazhistëve të PS.
“Sepse ashtu duhet që të mbetet, çdo rrjedhje informacioni e vë në kërcënim qytetarin. Është kërcënim për demokracinë dhe votim normal…”
OSBE: E thashë edhe në deklaratën time se rrjedhja e informacioneve është shqetësim i madh sepse është çështje privatësie. Autoritetet duhet që të bëjnë hetimet e tyre dhe do ta reflektojmë në deklaratën tonë.
PACE: Jam politikan dhe puna ime është që të ndaj mendimin tim. Qytetarët duhet të jenë të sigurtë. Pse është vota e fshehtë? Sepse ashtu duhet që të mbetet, çdo rrjedhje informacioni e vë në kërcënim qytetarin. Është kërcënim për demokracinë dhe votim normal.
Nuk e dimë si ka ndodhur dhe kush fshihet pas saj. Jo vetëm për shqiptarët por në çdo vend tjetër, demokracia vihet në rrezik. /albeu.com/