Vdekje misterioze, gjendet i pajetë 35-vjeçari në Memaliaj

Rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në banesën e një të afërmi, është gjetur i pajetë shtetasi E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.


Shtuar 2.07.2021 12:58