Përdhunimi i 15 vjeçares në Rrëshen, lihen në burg abuzuesit

Gjykata e Apelit Lezhës ka marrë vendimin duke lënë në burg Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç, për përdhunimin e të miturës 15-vjeçare në Rrëshen.

Më 21 maj aktivistë dhe qytetarë protestuan në Rrëshen në sheshin ‘Abat Doçi’ të qytetit, kundër dhunës ndaj të miturve. Ngjarja u zbulua nga familjarët e të miturës, e më pas policia arrestoi autorët pas dëshmisë së të miturës.


Shtuar 2.07.2021 13:07