Vdekja tragjike e 3 turistëve nga Kosova, procedohen dy mjekë

Policia e Durrësit kaproceduar penalisht mjekët të cilët u kujdesën për 3 turistët nga Kosova, që fatkeqsisht humbën jetën pas konsumimit të kërpudhave të helmuara.

Policia bën me dije se u proceduan dy mjekë në qëndrën shëndetësore Manëz për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Viktimat janë identifikuar si Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti, pjestarë të së njëjtës familje.

Mësohet se familja nga Kosova kishte ardhur prej ditësh në Gjirin e Lalzit dhe po qëndronin në shtëpinë e tyre me pushime.

Pas problemeve të para shëndetësore tre anëtarët e familjes Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti shkuan në qendrën shëndetësore Manëz për mjekim dhe më pas ishin kthyer në banesë, por gjendja u agravua dhe fatkeqësisht ndërruan jetë.

Njoftimi i plotë:

Manëz/Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç  dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake  dyshohet se këta shtetas  kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 9.05.2021 08:05