Shoqja e 22-vjeçares keniane, e cila nëdrroi jetë në rrethana ende misterioze në Tiranë, ka folur sot për emisionin “Pa Gjurmë” .
Ajo ka treguar fakte të reja për atë që ka ndodhur 13 gushtin e vitit të kaluar ndërsa ka hedhur dritë mbi raportin që Joy Ayoko kishte me shoferin e kazinoisë ku ajo punonte. Joy ndërroi jetë pak javë më parë, pasi u dhunua batbarisht gushtin e kaluar në Tiranë.
Ajo punonte në një kazino pranë Stadiumit Air Albania në Tiranë, ndërsa për policinë është ende mister roli i shoferit të kësaj kazinoje, Rodi Barçi në gjithë këtë histori.
Barçi, i afërm i një personi pranë partisë në pushtet, u mor në pyetje nga policia gjatë fundjavës. Dyshohet se 22-vjeçarja kidhte lidhje dashurie me shoferin e kazinosë dhe se aim und ta ketë gisht në vdekjen e saj, pasi kjo e fundit refuzonte të lidhej me të.
Sakaq shoqja e viktimës, Emily, ka thën sot se se nuk ka patur dijeni për lidhjen intime të Joyt me shoferin e kazinos Rodi Barci. Ajo tha se shoqaj e saj dilte me shoferin e kazinosë, por nuk e dinte se dyshja kishte lidhje romantike.
Kjo dëshmi e Emilit bie në kundërshtim me atë se çfarë ajo ka deklaruar në Prokurori, pak ditë më parë.
Sipas saj ajo atë natë ishte në punë dhe kur shkoi në shtëpi nuk e gjeti miken e saj në dhomë. Ajo tregon se nuk ishte në dijeni nëse 22-vjeçarja kishte lidhje me shoferin e kazinosë Rodi Barçi. Emily insiston se ajo nuk di se çfarë ka ndodhur atë natë, ndërsa shton se nuk ishte në dijeni nëse shoqja e saj ishte kërcënuar më parë.
Kujtojmë se gjatë dëshmisë se tij ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni.
Nëna e së resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barçi, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.
Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ajo ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.
Mësohet se deri më tani janë marrë në pyetje edhe punonjës të kazinosë në fjalë si edhe shoqja e Joy-it, Emily, për të cilën e ëma hedh po ashtu dyshime se ka dijeni për dhunimin e së bijës. /albeu.com/