Vdekja e të riut gjatë shoqërimit në komisariat, protestë për vdekjen e Lear Kurtit: Kupa u mbush, stop ekzekutimit të shqiptarëve!

Ditën e sotme shoqëria civile ka njoftuar protestë në orën 20:00 para ministrisë së Brendshme.

Kjo protestë vjen si pasojë e vdekjes së 32 vjeçarit, Laer Kurti mbrëmjen e 19 tetorit ndërkohë që ky i fundit po shoqërohej drejt komisariatit numër 3.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore të publikuar ditën e sotme Kurti ka gëlltitur qese me kokainë, të cilat i kanë shkaktuar të riut hemorragji duke çuar kështu edhe në vdekjen e tij. Në rrjetet sociale tubimi është thirrur nga të rinjtë shqiptarë, për të kundërshtuar dhunën policore.

“Boll më me padrejtësinë. Stop ekzekutimit të shqiptarëve”, thuhet në pankartën e shpërndarë./albeu.com

 


Shtuar 21.10.2022 10:18