Vdekja e Lear Kurtit, Rama: Policia ishte korrekte, duan ta lidhin me Klodian Rashën, duan t’i nxjerrin njerëzit në rrugë

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhje në Elbasan ka folur për herë të parë për vdekjen e Lear Kurtit në Tiranë.

Ai është shprehur se policia e shtetit ka qenë korrekte dhe se të tjerët duan ta lidhin ngjarjen me Klodian Rashën ku sipas tij kjo e fundit ishte një ngjarje  e tmerrshme.

Dhe jo vetëm kjo pasi ai ka ngritur akuza duke thënë se kjo ngjarje po ‘shfrytëzohet” dhe duan të nxjerrin njerëzit në rrugë.

Edi Rama në Elbasan: Kanë që dje që akuzojnë Policinë e shtetit se kanë vrarë një djalë të ri, ndërkohë që policia ka pezulluar tre personat, është ngarkuar policia, është mjekësia ligjore që po bën punën e vet, nuk është asgjë nga jashtë që u bë me të keq, të gjithë presin përfundimin, raporti i mjekësisë ligjire, çfarë lloj qëniesh janë këta, që u dalin njerëzve si gogol në atë ejkrane që ju shikoni. Duan ta lidhin me ate tmerrin e madh që ishte, me atë të të ndjerit Klodian Rasha, duan t’i nxjerrin njerëzir rrugëve./albeu.com