Vdekja e mjekut në plazh, Manastirliu ngushëllon familjen: Mbajti peshën e pandemisë!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut Kujtim Shabani ditën e sotme në plazhin e Radhimës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të mjekut.

Manastirliu shkruan se mjeku ka mbajtur peshën më të madhe në këtë pandemik në Urgjencën e Spitalit të Korçës.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Ndarja e parakohshme nga jeta e dr. Kujtim Shabanit, mjekut të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Korçës, është një humbje e madhe për familjen, për qytetarët e Korçës të cilëve u shërbeu me devotshmëri dhe për sistemin tonë shëndetësor.

Dr. Kujtimi ka mbajtur peshën e madhe në këtë pandemi në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët. Humbja e tij lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe qytetin e tij! U prehsh në paqe doktor Kujtimi.

Mjeku Kujtim Shabani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Radhimë. Ai u gjet pa shenja jete në shezlong teksa bëhet e ditur se ndërroi jetë nga shkaqe natyrale.


Shtuar 12.07.2021 16:20