Pas vdekjes së djeshme të minatorit Kujtim Lili në minierën e Bulqizës, policia nisi hetimet dhe vuri në pranga drejtuesin teknik të subjektit minerar Flamur Halili dhe brigadierin Bekim Tançi. Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :
F. H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar
B. T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr16, u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, që mbante detyrën e zjarrmëtarit./albeu.com