Vdekja e 3-vjeçares, nisin hetimet për mjekun e spitalit të Elbasanit

Ditën e djeshme, orët e para të mëngjesit, ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit një vazjë rreth 3-vjeç. Ajo vuante nga pneumonia bilaterale, por kur prindërit e kishin çuar në spital, disa ditë para tragjedisë, mjekët i kishin thënë se është virozë dhe i kishin dhënë trajtim mjekësor për virozë.

Gjendja e saj nuk u përmirësua, derisa orët e para të së mërkurës prindërit e kanë çuar me buzë të nxira në spital dhe oksigjenin e kishte shumë të ulët. E mitura nuk ka arritur të fitojë betejën me sëmundjen dhe ndërroi jetë.

Sot policia bën me dije se është vënë nën hetim mjektu që e ka pritur në spitalin e Elbasanit ditën e djeshme për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 20.01.2022 11:42