Vdekja e 24-vjeçares, e motra: O drita ime, gocën do të ta rris siç ti kishe ëndrra (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta Xheni Kaba, 24-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar pasi u prek rëndë nga Covidi.

Po kjo sëmundje e deturoi të renë të bënte lindje të parakohshmë.

Pas marrjes së lajmit të trishtë, motra e 24-vjeçares, Linda Kaba, ka bërë një prostim prekës në rrjete sociale, duke shprehur se i mungon shumë motra dhe duke i premtuar asaj se do ta rrisë vazjën sikur ka dashur ajo.

“O shpirt im, o Xhen, pse motra më ike kështu? Si do të jetoj unë pa ty, o drita ime, o shpirti i shpirtit tim? Ishe një lule e paçelur akoma. Pse Zoti vë dorë te njerëzit e mirë? Pse o Zot? O sa gjëra kam për të të thënë o xhani motrës. Gjërat e tua të mira nuka kanë fund, por Zoti nuk të la, të donte pranë vetes, që të jesh një lule e bukur në parajsë. Shpirti im, prehu në paqe. Mos ki merak për gocën, do të ta rris motra siç t’i kishe ëndrra që nuk t’u realizuan kurrë. Sa mall kam për ty o drita ime”, shkruan ajo./albeu.com


Shtuar 1.10.2021 13:02