Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë qenë sërish historia e kësaj merkatoje vere dhe nuk dihet nëse “filmi” do të mbyllet me një fund të lumtur per të dyja palët.
Me gjithë zërat që qarkullojnë për të ardhmen e francezit, madrilenët duket se po i planifikojnë me kujes lëvizjet e tyre. Siç raporton Equipe, merengët po planifikojnë t’i paraqesin një ofertë kampionëve francezë që do të arrijë në 180 deri në 200 milionë euro për yllin 24-vjeçar!
Të lidhura
None found
Megjithatë, në të njëjtin publikim thuhet se që të ndodhë kjo, madrilenët duhet të kenë parë fillimisht vetë Mbappe duke pranuar publikisht se dëshiron të largohet nga Parisi.
Nga ana e tyre, Parisi, i cili ende është pothuajse i dëshpëruar për ta shitur atë, duket se po pret propozimin e Realit pas 15 gushtit, ndoshta nga fundi i muajit, kur duart e tyre do të jenë edhe më të lidhura.
