Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier dhe ka përshkuar mbi 30 HA kullota dhe pemëtari.
I favorizuar nga era e fortë zjarri është përhapur në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte. Edhe pse janë në terren zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave.
Dashamir Troka Administrator i njësisë Administrative Frakull kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi zjarri është përhapur në sipërfaqe të madhe dhe zjarrfikësit nuk ndërhyjn.