Zjarri që ka përfshirë zonën e Lufajt në Mirditë, nuk është shuar ende. Temperaturat e larta dhe erërat e forta, kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Për menaxhimin e situatës në terren janë angazhuar punonjës të Bashkisë Mirditë, strukturat e Emergjencave Civile dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të izolojnë vatrën dhe të ndalojnë përparimin e zjarrit.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja po vështirësohet ndjeshëm nga relievi i thyer malor, pasi në disa pjesë mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë.
Banorë të zonës u janë bashkuar forcave të angazhuara, duke ndihmuar në përpjekjet për kufizimin e flakëve.
Të dhënat e raportuara sot konfirmojnë se vatra në Lufaj vijon të jetë aktive, ndërsa ekipet në terren po punojnë për shuarjen e saj.
