Kompania e import/eksport të paisjeve mjeksore SWISSMED, me pronar Vasil Llajo, ka përfituar rreth 60 tendera të dyshimtë publikë dhe në shumë raste me flamur të kuq korrupsioni.
Mbi 30 % të tenderave të përfituar i ka marrë nga QSUT, tregues ky i një raporti të dyshuar klientelist.
Bosi i kompanisë së analizave mjekësore Intermedica, Vasil Llajo është pronar edhe i kompanisë tjetër të import/eksport të paisjeve elektromjekesore Layo, përfituese gjithashtu e parave publike përmes tenderave të dyshimtë.
Kompania Layo, gjatë viteve të fundit, ka përfituar në bashkëpunim me një ish kompani të Vilma Nushit 30 tendera publikë me vlerë rreth 5 milionë euro.
Referuar dhjetëra transaksioneve me vlerë 3.2 milionë euro, krijohen dyshime për një skemë korrupsioni me tendera mes Vasil Llajos dhe drejtueses së Spitalit të Traumës, Edlira Bode, e lakuar intensivisht në media për abuzime në detyrë dhe sidomos afera me tenderat.
Vasil Llajo ka përfituar para publike edhe kompaninë e analizave mjekësore, e kontraktuar për testimin e punonjësve të Policisë së Shteti për përdorimin e lëndëve narkotike. Zbatimi i marrëveshjes bëri lëmsh Policinë e Shtetit me analiza të kontastuara si të pasakta.
Përmes kompanisë Intermedica Center, Vasil Llajo akuzohet se ka abuzuar dhe shpërdoruar të dhënat personale dhe sensitive të pacientëve.
Ndërkaq, pajisjet e importuara nga kompanitë e Vasil Llajos janë bërë disa herë objekt kontrolli të imtësishme pas informacioneve dhe dyshimeve për kamuflim të lëndëve të paligjshme./PRAPASKENA.com