“Po e ndjejnë fundin!”- Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 35-të, aktivisti: Diaspora është më e vështira për t’u intimiduar! Sot, organizim madhështor

Teksa protesta që po zhvillohet në vend ka hyrë sot në ditën e 35-të, aktivisti Olgert Rakipllari ka deklaruar se pjesëmarrja po zgjerohet, duke theksuar në Tiranë sot do të mbërrijë një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, të cilët do t’i bashkohen tubimit në vijim.

“Ky është një organizim madhështor, na janë bashkuar nga të gjitha qytetet e diasporës. Tani në mëngjes kanë nisur të bashkohen brenda në Tiranë dhe do të jetë një organizim madhështor”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se emigrantët shqiptarë përfaqësojnë pjesën më të ndjeshme të kësaj proteste. “Sytë dhe zemra janë nga diaspora, sepse ata janë më të prekurit, sepse janë larguar për shkak se gjërat nuk funksionojnë. Diaspora është më e vështira për t’u kapur dhe intimiduar”, tha Rakipllari në “Fundjavë” në News 24.

Të lidhura

None found

Aktivisti nuk kurseui as akuzat ndaj qeverisë për përdorimin e strategjive për ndarjen e protestuesve, duke thënë se kjo nuk ka funksionuar.

“Në fillim nuk e pranonin protestën, pastaj e konsideruam e tani po përdor metodë përça e sundo, por shqiptarët tashmë janë zgjuar dhe masa e konsoliduar është koshiente dhe po e mban revoltën që të mos devijojë ku do pushteti”, tha ai.

Sa i përket protestës së dy ditëve më para para Parlamentit ku pati edhe përplasje me policinë, Rakipllari pretendoi gjithashtu se protestuesit janë provokuar dhe se reagimi ndaj tyre ka qenë i patolerueshëm.

“Mendojmë se protestuesit janë provokuar dhe kundërsulmi ishte joproporcional, gazi lotsjellës ishte i patolerueshëm. Kjo do të sjellë rebelim”, deklaroi ai.

Aktivisti Olgert Rakipllari: Ky është një organizim madhështor, na janë bashkuar nga të gjitha qytetet e diasporës. Tani në mëngjes kanë nisur të bashkohen brenda në Tiranë dhe do të jetë një organizim madhështor.

Sytë dhe zemra janë nga diaspora, sepse ata janë më të prekurit, sepse janë larguar për shkak se gjërat nuk funksionojnë. Diaspora është më e vështira për t’u kapur dhe intimiduar. Mendoj që sa më shumë zgjatet protesta aq më shumë konsolidohemi, ndërsa qeveria mendon se do të lodhem. Ne jemi çdo ditë edhe më kreativë.

Në fillim nuk e pranonin protestën, pastaj e konsideruam e tani po përdor metodë përça e sundo, por shqiptarët tashmë janë zgjuar dhe masa e konsoliduar është koshiente dhe po e mban revoltën që të mos devijojë ku do pushteti.

Ka një masë solide dhe qeveria po e ndjen presionin. Tani po I ndan në të mirë dhe të këqinj, por ne nuk kemi ndasi. Ndajmë mendime të ndryshme, sepse dhe brenda familjeve s’ka mendim të njëjtë. Ka nga ata që duan përshkallëzim, sepse jemi edhe në provokimin e pushtetit.

Mendojmë se protestuesit janë provokuar dhe kundërsulmi ishte joproporcional, gazi lotsjellës ishte i patolerueshëm. Kjo do të sjellë rebelim. Po ndjejnë fundin dhe kërkojnë që protestat të jenë të dhunshme dhe që qytetarët të bëhen kurban për ta.


Shtuar 4.07.2026 09:48

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom