Varianti Delta zë 75% të rasteve të SHBA

Të dhënat e fundit nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se varianti Delta mbizotëron në SHBA.

Konkretisht:

Varianti Delta tani është përgjegjës për mbi 75% të rasteve të fundit me COVID-19 në SHBA dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve kjo përqindje do të rritet më tej.

Varianti Delta: Çfarë duhet të dini

SARS-CoV-2, si të gjithë viruset, po ndryshon vazhdimisht për shkak të mutacioneve në materialin e tyre gjenetik që nuk mund të riparohen.

Delta është një variant i SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.

Delta transmetohet më lehtë se llojet e tjera, që do të thotë se rastet e COVID-19 mund të rriten më lehtë.

Mënyra më e mirë për të ndaluar transmetimin e llojit Delta është vaksinimi kundër SARS-CoV-2.

Vaksinat e miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ofrojnë mbrojtje kundër llojit Delta dhe varianteve të tjera të SARS-CoV-2./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 08:55