Analisti Lorenc Vangjeli, ka bërë një tjetër “parashikim” në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri xhafo.
Ai tha se në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do të kemi dy PD, në njërën anë do të jetë grupi i Berishës me partitë aleate, dhe nga ana tjetër grupimi i Bashës.
Sipas tij Basha dhe grupi i tij kanë vetëm një qëllim në këto zgjedhje, të marrin nga elektorati i djathtë për t’i thënë Berishës se dhe ai është humbës.
“Do të ketë dy PD që do të hyjnë në zgjedhje, njëra me Berishën dhe PL-në, dhe e dyta grupimi i zotit Basha, e cila do të hyj ë në zgjedhje me vetëm një arsye, të heqë një fetë nga torta opozitare, për tu barazuar me doktorin për t’i thënë ti je njësoj si unë, dhe shko drejt votëbesimit poshtërues në Këshillin kombëtar”, tha Vangjeli.