Valbona e shqetësuar nga Gerta: Kam avokatët e mi, do ta padis për shpifje

Gjatë një bisede mes Valbonës dhe Rozanës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Valbona shprehu pakënaqësinë e saj për komentet e Gertës që, sipas saj, kanë cenuar moralin e saj.

Valbona: “O Roza, po luan me moralin tim. Ti ma ke thënë një gjë dhe pastaj menjëherë e ke thënë për ‘trekëndëshin’ G Ban, Laert, ti”.

Në mbrojtje të saj, Rozana sqaroi se nuk e kishte përmendur atë në atë kontekst, duke u shprehur: Rozana: “S’e kam thënë për atë punë.

Valbona këmbënguli se kishte qenë fjala për trekëndëshin dhe se ndiente se ishte keqinterpretuar: Valbona: “Por ajo femër… Kam shkuar, i kam ndenjur afër, kam shkuar vetëm për ta provokuar dhe i kam folur për gjithë situatën time brenda kësaj shtëpie. I kam thënë: ‘Mos më gjyko, se unë kam thënë kështu. Ti mund ta shikosh si të duash, por kjo është e vërteta.’ Më kërkoi njëfarë ndjese, dhe tani po bën të njëjtën gjë përsëri. Ajo vajza ka dalë me zarf të zi”.

Rozana, nga ana e saj, mendoi se personi në fjalë nuk do të ndryshonte.

Rozana: “Nuk ndryshon ajo, se ashtu është”.

Por, Valbona nuk u tërhoq dhe paralajmëroi veprime ligjore.

Valbona: “Por duhet të mbajë përgjegjësi, o Rozi. Janë 60 ditë, kam njerëz jashtë. Kam avokatët e mi. Unë do t’i ngre padi kësaj vajze për shpifje. Nuk më shqetëson fare, por janë 60 ditë, nuk është një ditë”.

Në fund, Rozana u shpreh e kuptonte shqetësimin e Valbonës: “Të kuptoj totalisht që je rënduar”.


Shtuar 17.02.2025 15:58