“Shqipëria është në të njëtin nivel me shtetin gjerman për sa i përket vaksinimit anti-covid-19.”
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar të dhënat që e rendisin Shqipërinë në të njëjtin nivel me Gjermaninë sa i takon një doze vaksinë anti-Covid në ditë për 100 persona.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se vërtet Shqipëria nuk është vendi i dytë “pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë”.
POSTIMI I PLOTE
Ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë.
Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen!