Vaksinim me detyrim për t’u futur në auditor, studentët ngrihen në protestë

Ditën e sotme nisi viti akademik ku studentet u kthye në auditore pas 1 viti mungesë dhe mësimi online.

Por studentët në të gjithë Shqipërinë, duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqesin testin PCR në mënyrë që të futen brenda auditoreve.

Kjo ka shkaktuar revoltë te studentët që nuk janë vaksinuar dhe tek ata që nuk kanë kryer testet, pasi shprehen se nuk kanë mundësi.

Ata kanë paralajmëruar protestë ditën e sotme në orën 10:00 te sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe përballë Ministrisë së Arsimit kundër vendimit të marrë.

 


Shtuar 18.10.2021 09:48