Çfarë po ndodh?! Nga sot përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë

Ndërkohë që situata e trafikut në Tiranë dhe lëvizjes publike është kaotike cdo ditë e më shumë, një lajm i keq për qytetarët vjen nga Unioni i Transportit Publik.

Nga dita e sotme, në Tiranë do të lëvizin gjysma e autobuzëve që janë tashmë në qarkull.

Kjo do të ndikojë drejtëpërdrejt në lëvizjen e qytetarëve të cilët edhe me kapacitet të plotë cdo ditë ankohen për vonesa të gjatë, tejmbushje të urbanëve dhe trafik shumë të rënduar.

NJOFTIM PËR MEDIAN: 

Të nderuar,
Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së
mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e
isntitucioneve përgjegjëse. /albeu.com/


Shtuar 18.10.2021 09:53