Ushtronin aktivitetin pas orë policore, gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës

Policia e Durrësit ka gjobitur 3 pronarë lokalesh pasi mbanin hapur aktivitetin pas orës policore.
Sipas njoftimit të policisë të tre pronarët e subjekteve mbanin aktivitetin e tyre hapur edhe pas orës 24:00, ku presupozohet që çdo lokal, bar apo restorant tv jetë i mbylluar sipas rregullave anti-Covid në vend.
Të tre janë gjobitur me 1 milion lekë të reja ku njëri prej tyre do të ndiqet dhe penalisht pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet muzikor pas orarit të lejuar.
Njoftimi i policisë:
U konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 3 pronarë subjektesh.

Njëri prej tyre procedohet penalisht, për prishje të qetësisë publike, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Të lidhura

None found

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shtetas u vendos dhe masa administrative 1.000.000 lekë.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.


Shtuar 1.08.2021 11:14