Ushtria ukrainase: Rusia ka gjasa të kryejë veprime provokuese në Moldavi

Në përditësimin e tij të përditshëm ushtarak, forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse do të vazhdojnë të godasin objektet e infrastrukturës së transportit në mënyrë që të pengojnë qarkullimin e mallrave në vend. Ja çfarë tjetër kanë thënë:

-Forcat ruse mund të kryejnë “veprime provokuese” në rajonin e Transnistria të shtetit separatist të Moldavisë, në mënyrë që të akuzojnë Ukrainën për agresion ndaj një shteti fqinj.

-Trupat ruse vazhdojnë të kenë një bllokadë të pjesshme në Kharkiv, me granatimet që vazhdojnë në disa pjesë të qytetit

-Në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë uzinën Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha të hekurit dhe çelikut në vend.

-Në 24 orët e fundit, forcat ukrainase kanë zmbrapsur katër sulme të armikut në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

-Ata kanë shkatërruar gjithashtu pesë tanke, tetë njësi të blinduara, gjashtë automjete dhe tetë sisteme artilerie të armikut.

-Ushtria ukrainase thotë se forcat ruse kanë humbur rreth 19,500 personel në luftime që nga 24 shkurt./albeu.com

Shtuar 11.04.2022 08:25