Ushtari ukrainas pretendon se me armën anti-tank NLAW, mund të shkatërrojë 5 tanke ruse për 5 minuta

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë shpërndarë rrëfimin e një ushtari 23-vjeç i identifikuar si Maksim, i cili është pjesëtarë i brigadës Konstantin Ostroshk.

Maksim prej tre vitesh është përgatitur për këtë moment, thonë kolegët e tij nga ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.

“Gjatë tërë kohës është trajnuar me të gjitha armët anti-tank që i ka në dispozicion Ukraina – qofshin ato të montuara në mjete të blinduara apo edhe ato që bartën në kraharor. Së fundmi ka përdorur edhe armën e forcave të huaja e njohur si NLAW. Falë kësaj arme, tanket ruse në Svetlodar do të shndërrohen në një deponi e metaleve”, kanë bërë të ditur nga ushtria ukrainase.

Ky ushtar që i ka 23-vjet, filloi shërbimin ushtarak në vitin 2019.

“Mund të shkatërrojmë deri në pesë tanke për pesë minuta, pa pasur ndonjë problem”, thotë Maksim me krenari.

Ai madje shtoi se shpreson që së shpejti do të mundet temperamentin e tij ta shfaq në luftë kundër trupave ruse.


Shtuar 5.03.2022 15:04